Në fund të mandatit, Nagavcit i bie në mend të kërkojë bashkëpunim nga komunat për çerdhet e reja
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, u ka bërë thirrje kryetarëve nga të gjitha komunat e Kosovës t’i përgjigjen ftesës për bashkëpunim në ndërtimin e çerdheve të reja.
Nagavci ka thënë se këtë e bëri përmes letrës së dërguar për secilin kryetar në të cilën ka kërkuar angazhimin e tyre në mënyrë qe ta vazhdohet me procedura tjera.
“Sot kam nisur një letër tek të gjithë kryetarët e komunave për te kërkuar bashkëpunimin e tyre në ndërtimin e çerdheve. Përmes kësaj letre kam kërkuar që të angazhohen personalisht, në mënyrë qe të vazhdojmë në procese tjera”, u shpreh Nagavci në një konferencë për media të premten.
Nagavci ka treguar se kanë disa projekte gati, ndërsa po presin komunat që të gjejnë lokacionet e duhura.