Në dy raste të ndara, gjenden dy persona të vdekur në Prishtinë
Dy persona janë gjetur të vdekur në dy raste të ndara, në shtëpitë e tyre në Prishtinë.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh fillimisht ka bërë me dije se të hënën rreth orës 11:30, viktima femër është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.
“Prishtinë / 13.01.2025-11:36. Viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke hetuar” – thuhet në raport.
Më vonë ndërkaq, është gjetur edhe një person i vdekur në banesën e tij.
“Prishtinë 13.01.2025, 23:40. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete në banesën e tij viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante si dhe njësia e emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”.