Në Deçan janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, arrestohet i dyshuari - NACIONALE

Në Deçan janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, arrestohet i dyshuari

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në fshatin Gramaqel të Deçanit, me datë 09.06.2024, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ku është njoftuar Stacioni Policor Deçan.

Njësitë relavante të Stacionit Policor në Deçan, kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë arrestuar të dyshuarin me inicialet B.K, dhe nga I njejti janë sekuestruar:

- Një AK-47.

- Një pistoletë

- Një karikator

- Pesëdhjetë fishek të cal. 7.62x39 mm.

‘I dyshuari pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë’, njofton Policia e Kosovës.

Në të njëjtin njoftim, Policia e Kosovës e bënë të ditur se një patrullë NJRKRR, deri sa ishte në pikë kontrolli në fshatin Pavlan-Pejë, ka ndaluar automjetin VW Golf 5, dhe gjatë kontrollit ka gjetur një pistoletë e cila është sekuestruar, i dyshuari pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregulltë.

Lajme të ngjashme