‘Në bashkëpunim me Fondacionin Jahjaga’: Pllaka e donacionit të skanerit për QKUK-në - NACIONALE

‘Në bashkëpunim me Fondacionin Jahjaga’: Pllaka e donacionit të skanerit për QKUK-në

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Fondacioni Jahjaga ka publikuar pllakën e donacionit të skanderit nga një fondacion i Arabisë Saudite, e i cili kap vlerën prej mbi një milionë euro.

Në pllakë, shkruhet se donacioni është bërë në bashkëpunim me Fondacionin Jahjaga.

“Me një kontribut të madh nga Alëaleed Philanthropies “Global”, kryesuar nga Lartësia e Tij Mbretërore Princi Alëaleed bin Talal Alsaud, i cili punon për të mbështetur njerëzimin në mbarë botën, me qëllim të përmirësimit të qasjes në shëndetësi dhe cilësi së saj për të gjithë qytetarët e Kosovës, u sigurua nëj skander SPECT/CT/PET për Klinikën e Mjekësisë Nukleare në bashkëpunim me Fondacionin Jahjaga.” – shkruan aty, derisa është etiketuar Atifete Jahjaga.

Vlen të theksohet se të premten pati reagime të shumta, pasi presidentja Osmani s’e falenderoi në rrjete sociale ish-presidenten Jahjaga për sigurimin e skanerit.

Megjithatë, presidenca me një reagim për media, tha se Osmani e falenderoi Jahjagën gjatë fjalimit të saj.

Lajme të ngjashme