Në 25-vjetorin e protestave studentore të 1 tetorit ’97, Kurti nderon ish-rektorin Statovcin - NACIONALE

Në 25-vjetorin e protestave studentore të 1 tetorit ’97, Kurti nderon ish-rektorin Statovcin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në 25-vjetorin e protestave studentore të 1 tetorit ’97, kryeministri Albin Kurti ka bërë homazhe te varri i ish-rektorit të Universitetit të Prishtinës, Ejup Statovci.

Me këtë rast, Kurti ka thënë se Statovci ka qenë gjithmonë në përkrahje të studentëve që protestonin para 25 viteve.

Profesori në këtë tetor do të bëhej 82 vjeç, dekadat e jetës së tij ja kanë vlejtur për të gjithë. Ai ishte edhe trim edhe i urtë, edhe akademik edhe intelektual, figurë e jashtëzakonshme në kohën e duhur”, ka thënë Kurti.

"Ai ishte edhe trim edhe i urtë, edhe institucionalist edhe kryengritës, edhe akademik edhe intelektual. Figurë e jashtëzakonshme në kohën e duhur, që si askush tjetër para tij e pas tij, ishte gjithmonë bashkë me studentët dhe në ballë të ndryshimeve të domosdoshme demokratike e kombëtare. Andaj sot kur e shënojmë 25 vjetorin e 1 tetorit të vitit 1997, padyshim se e kujtojmë me shumë mall dhe i përkulemi me krenari, sepse ishim me shumë shumë fat që e patëm" , ka deklaruar kryeministri Kurti.

Lajme të ngjashme