Ndryshon moti: Priten reshje shiu dhe shkarkime rrufesh - NACIONALE

Ndryshon moti: Priten reshje shiu dhe shkarkime rrufesh

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë me dije se nga sot fillon ndryshimi i motit, duke u ulur temperaturat.

Përmes një njoftimi, instituti ka bërë me dije se sot do të mbaj mot kryesisht i vranët dhe pritet edhe reshje shiu.

“Të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët. Vranësirat gjatë ditës parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Për shkak të ndryshimeve të mëdha të situatës termike në troposferë ka mundësi që në disa zona këto reshje të jenë edhe në formë breshëri. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe lokalisht e fortë”, thuhet në njoftimin e institut.

Mot i njëjtë pritet të mbaj edhe të dielën.

“Të dielën do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat në pjesën e parë të ditës, në viset e larta mund të sjellin ndonjë rigë të dobët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit”, është thënë në njoftim.

Lajme të ngjashme