Ndryshimi orarit të mësimit për Ramazan, Matoshi: Është shkelje e Kushtetutës - NACIONALE

Ndryshimi orarit të mësimit për Ramazan, Matoshi: Është shkelje e Kushtetutës

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Gazetari Halil Matoshi ka reaguar për vendimin Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Prishtinës për të ndryshuar orarin e mësimit.

Ai ka bërë me dije se një gjë e tillë është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

“Shkurtimi i orarit mësimor për qëllime fetare âsht jokushtetues!
1.Kosova âsht demokraci kushtetuese dhe secili ligj apo akt nënligjor, vendim ose udhëzim administrativ i nënshtrohet Kushtetutës. Në Kosovë, besimet fetare gzojnë liri të plotë, simas Kushtetutës, Neni 38, porse këto liri janë personale e private, tue gzu autonomi jashtë institucioneve shtetnore (Neni 39);

2. Kushtetuta nuk mund të shkilet në emën të asnji interesi tjetër, pra as atij fetar. Bazue në Nenin 8 të Kushtetutës (neutraliteti i shtetit) asnjë institucion arsimor ose administrativ (pos entiteteve autonome, siç janë shkollat fetare) nuk ka të drejtë të vendosë për shkurtimin e orarit të mësimit, për shkak të Ramazanit”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme