Ndryshime në Qeveri, dy zv/ministrave iu ndërrohen detyrat - NACIONALE

Ndryshime në Qeveri, dy zv/ministrave iu ndërrohen detyrat

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka ngarkuar me përgjegjësi dhe detyra të reja dy zëvendësministra të Qeverisë, të cilët i ka uruar për pozitën e re dhe iu ka dëshiruar suksese në punën dhe angazhimin e tyre.

Ish Zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Getoar Mjeku është emëruar Zëvendësministër i Ekonomisë.

Ndërsa ish Zëvendësministri i Ekonomisë, Mentor Arifaj është emëruar Zëvendësministër i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Ndryshime kishte paralajmëruar kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Këshillit të VV-së, duke kërkuar punë konkrete nga ministrat e zv/ministrat.

Lajme të ngjashme