Ndryshim i motit të martën: Shi e rrufe në Kosovë
Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, dita e martë do të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm që do të përfshijë të gjithë territorin e vendit.
Reshje shiu priten në mbarë Kosovën, ndërsa në zona të caktuara pritet të jenë më intensive dhe të shoqërohen me shkarkime rrufe.
Temperaturat:
Minimalet: 2°C – 5°C
Maksimalet: 11°C – 15°C
Era: Do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, duke regjistruar shpejtësi nga 1 deri në 12 m/s.