Ndryshim i motit nga sonte – Vjen bora dhe ngricat, apelohet për kujdes të shtuar - NACIONALE

Ndryshim i motit nga sonte – Vjen bora dhe ngricat, apelohet për kujdes të shtuar

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për ndryshim të theksuar të kushteve meteorologjike që pritet të nisë gjatë natës së sotme.

Sipas IHMK-së, masat ajrore do të ndryshojnë drejtim nga veriu, duke sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave.

Gjatë orëve të para të ditës së enjte (pas mesnatës), reshjet e shiut do të shndërrohen gradualisht në reshje bore, të cilat do të përfshijnë fillimisht zonat malore dhe më pas edhe ato të ulëta (fushore).

Ulja e temperaturave nën vlerat zero gradë Celsius gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit paraqet rrezik serioz për formimin e ngricave. IHMK ka tërhequr vëmendjen se zonat më të rrezikuara janë urat, rrugët malore dhe akset e ekspozuara ndaj lagështisë.

Lajme të ngjashme