Ndryshim i motit: Nga e marta reshje shiu e bore - NACIONALE

Ndryshim i motit: Nga e marta reshje shiu e bore

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë javës së ardhshme vendi do të përfshihet nga ndryshime të dukshme të motit, me reshje që pritet të nisin nga dita e martë.

Sipas parashikimit, në zonat malore dhe në lartësitë më të mëdha do të ketë reshje bore, ndërsa në viset e ulëta do të dominojnë reshjet e shiut, të cilat në intervale të caktuara mund të përzihen edhe me borë.

IHMK bën të ditur se temperaturat minimale do të zbresin në vlera të lehta negative, ndërsa ato maksimale gjatë javës pritet të arrijnë deri në rreth 16 gradë Celsius.

Parashikimi:

E hënë

Moti i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale:-2 deri 1°C

Temperaturat maksimale: 13- 16°C

Era: Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-8m/s

E martë

Mot i vranët dhe me reshje shiu e bore.

Temperaturat minimale: 0 deri 3°C

Temperaturat maksimale: 9-12°C

Era: nga veriperendimi me shpejtësi 1-9m/s

E mërkurë

Moti kryeisht i vranët

Temperaturat minimale: 1 deri 3°C

Temperaturat maksimale: 10-13°C

Era: kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.

E enjte

Mot I vranët dhe me interval me diell.

Temperaturat minimale:1 deri 3°C

Temperaturat maksimale: 10 deri 13°C

Era: nga veriperendimi 1-6m/s.

E premte

Mot i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale: -1 deri 1°C

Tmperaturat maksimale: 9 deri 12°C

Era: nga drejtimi i verilindja 1-5m/s.

Lajme të ngjashme