Ndreqet moti në Kosovë: Javën e ardhshme pritet ngritja e temperaturave deri në 37 gradë - NACIONALE

Ndreqet moti në Kosovë: Javën e ardhshme pritet ngritja e temperaturave deri në 37 gradë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas disa ditëve të reshjeve të mëdha të shiut, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se Kosova do të ndikohet nga masat e nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore.

Instituti ka bërë me dije se nga java e ardhshme temperaturat pritet të shkojnë deri 37 gradë Celsius.

Pas këtyre ditëve me reshje rekorde vendi ynë do të ndikohet nga masat e nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore. Këto masa të nxehta të ajrit do të intensifikohen javën e ardhshme duke krijuar kushte që merkuri në termometër të shënoj vlera 34-37 gradë Celsius në gjysmen e dytë të javës së ardhshme. Neser moti parashihet të jetë kryesisht i qetë me vranesira të pakëta rreth relievit malor, ndersa të dielen mot kryesiht i kthjellet dhe me vapë. Prezenca e lartë e lageshtise se ajrit dhe presioni i lartë do të krijoj ndjesi që temperaturat të shkojnë mbi këto vlera të lartëshënuara”, është thënë në njoftimin e IHK-së.

Lajme të ngjashme