"Ndotja më e madhe e ajrit dhe tokës në këtë shekull", Kurti komenton stërvitjet e ushtrisë serbe në Sanxhak
Ndonëse nuk ishte fizikisht prezent në tubimin e diasporës së Maqedonisë së Veriut në Berlin dhe Cyrih, fjalët e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, u përkujdes t'ia përcjell këshilltari i Jashtëm Politik i Kryeministrit Albin Kurti për marrëdhëniet me Jashtë dhe kandidati për deputet në zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut, Bekim Qoku.
Në fjalimin e tij, të cilin e lexoi Qoku, Kurti shprehu keqardhjen për mospraninë e tij duke e lidhur me "obligimet dhe detyrat e shumta në Kosovë". Në këtë fjalim, kreu i qeverisë së Kosovës përsëri nuk kurseu kritikat "Ballkanin e Hapur", duke e vlerësuar atë si jo mjaftueshëm evropian dhe si një rrezik për integrimin e rajonit.
"Unë uroj që Presidenti dhe Qeveria e ardhshme të jenë pro-evropiane, demokratike, progresiste. Të tillë që ta mbështesin fuqishëm ndërtimin sa më të shpejtë të rrugës me tunel nën Malet e Sharrit e që i lidh Prizrenin me Tetovën, duke e përgjysmuar kohën e udhëtrimit. Uroj që Presidenti dhe Qeveria e ardhshme të dalin nga i ashtuquajturi “Ballkan i Hapur” që lindi në Novi Sad. Nisma “Ballkani i Hapur” nuk është mjaftueshëm evropiane. Ballkani evropian që e duam e na duhet është mjaftueshëm i hapur", ka thënë Kurti.
Kurti sërish paralajmëroi për "kërcënime e vazhdueshme" të Serbisë duke shtuar se "po mban ushtrime ushatarke, sidomos në Peshter, dje me dronë luftarakë kamikazë, 30 kilometra larg kufirit me Kosovën dhe 3 kilometra larg Malit të Zi".
Madje, kreu i ekzekutivit tha se përveç cenimit të sigurisë në rajon, stërvitjet ushtarake të Serbisë ", është ndotja më e madhe e ajrit dhe tokës".
"Kemi kërcënime të vazhdueshme nga fqinji ynë verior i cili këtë javë po mban ushtrime ushatarke, sidomos në Peshter, dje me dronë luftarakë kamikazë, 30 kilometra larg kufirit me Kosovën dhe 3 kilometra larg Malit të Zi. Në njërën anë, ky ushtrim është cenim i sigurisë dhe paqes në rajon, e në anën tjetër, është ndotja më e madhe e ajrit dhe tokës në këtë shekull në Sanxhak", tha ai.