Ndotja e ujit, Bajrami: Qeveria urgjentisht të dalë me shpjegime për qytetarët
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që në mënyrë urgjente të i njoftojë qytetarët për nivelin e ndotjes së ujit në Liqenin e Badovcit.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se Qeveria duhet ta ketë parasysh faktin se 95% e qytetarëve nuk kanë mundësi të blejnë ujë për pije dhe gatim.
“Derisa dje, kur në Kuvend opozita debatonte për përmirësimin e kushteve të policisë së Kosovës, debat të cilin LVV e bojkotoj, ata zgjedhën pikërisht këtë kohë që të thërrasin konferencë për medie për të folur të gjeturat e raportit të Autoritetit Rregullativ të Ujërave, duke ju referu disa herë gjendjes para dhe pas ardhjes së LVV-së në pushtet, POR janë bërë 17 orë që kur Insituti Kombëtar i Shëndetit Publik doli me lajmërim: ''të gjitha lagjet e Prishtinës dhe rrethinës, respektivisht të gjithë ata që furnizohen nga Liqeni i Badovcit të mos e përdorin ujin e sistemit as për pije dhe as për gatim'' DHE nuk ka asnjë reagim nga ana e Qeverisë”, ka shkruar ajo, duke tregua se cka duhet të bëj Qeveria.
“Qeveria urgjentisht të dalë me shpjegime dhe të ju tregoj qytetarëve: - Sa i ndotur është uji i Liqenit të Badovcit? Sepse pjesa me e madhe e qytetarëve nuk kanë mundësi me ble ujë dhe do të vazhdojnë ta konsumojnë atë ujë. - Çka po bëjnë autoritetet shtetërore për evetimin e këtij problemi? - Nëse ky është problem që mund të evitohet, sa do të zgjatë krejt procesi? - A është i mundshëm pastrimi i Liqenit të Badovcit nga koncentrimi i manganit? - Si do t’i ndihmoj Qeveria qytetarët që nuk kanë mundësi të blejnë ujë gjatë kësaj kohe? Qeveria duhet ta ketë parasysh faktin se 95% e qytetarëve nuk kanë mundësi të blejnë ujë për pije dhe gatim. Zgjohuni nga gjumi, bëni zgjidhje për qytetarët!”, ka shkruar Bajrami.