Ndotja e ajrit në Prishtinë, IKShPK: Kujdes për personat e ndjeshëm
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, gjatë ditës së sotme, ka njoftuar se në Prishtinë ka ndotje të ajrit.
Përmes një postimi në Facebook, IKShPK ka bërë thirrje që të ketë kujdes për personat që janë më të ndjeshëm.
Në njoftim kanë publikuar një fotografi ku thuhet se masa e ndotjes së ajrit në Prishtinë është 68 indeksi i cilësisë së ajrit.