Ndikimi i Trumpit, Kokalari: Dialogu Kosovë – Serbi mund të rifillojë - NACIONALE

Ndikimi i Trumpit, Kokalari: Dialogu Kosovë – Serbi mund të rifillojë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Aktivistja shqiptaro-amerikane në kampin e Partisë Republikane, Evi Kokalari, pret që fitorja e Donald Trumpit do të këtë ndikim në procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë për gazetën Nacionale, ajo ka bërë me dije se gjatë administratës Trump ky proces do të mund të rifillojë.

“T’ju them të drejtën personalisht mendoj që kjo marrëveshje ka krijuar shumë probleme. E vetmja mënyrë që do doja ta shikoja sërish në lëvizje është nëse përfaqësuesit e mëparshëm zëvendësohen me individ që realisht mendojnë si Trumpi vet. Ndryshe është harxhim kohe, energjie dhe fondesh të taksapaguesit amerikan. Gjithsesi e shoh këtë ‘dialog’ të rifillojë”, ka thënë Kokalari.

Lajme të ngjashme