Ndezja e qirinjve për viktimat serbe, Kajtazi: Në Prishtinë kishte lutje për zhdukjen e drenicasve
Gazetari Vehbi Kajtazi e ka vlerësuar si te sforcuar ndezjen e qirinjve në Prishtinë, si shenjë solidariteti për viktimat e sulmit në Beograd.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo shfaqje e solidaritetit nuk ishte e sinqertë.
Ai ka rikujtuar se para disa muajve, kur Drenica ishte prekur nga vërshimet e mëdha të shiut, në Prishtinë kishte lutje për zhdukjen e njerëzve të atij rajoni.
Megjithatë, Kajtazi ka shprehur keqardhje për viktimat në Serbi nga rastet e fundit.
“Keqardhje per jetet e humbura ne Serbi ne keto dy masakra. Veçanerisht per nxenesit. Njerez krejtesisht te pafajshem. Jete te keputura pa asnje arsye. Dhimbje ka dhe po shfaqet edhe ne Kosove, ndonese me shekuj jemi viktime e regjimit dhe popullit serb. Por shfaqja e dhimbjes dhe solidaritetit duke ndezur qirinje ne Prishtine, eshte e sforcuar. Eshte rren. Sepse jo shume muaj me pare kur Drenicen e vershoi shiu, ne Prishtine kishte lutje per zdukjen e njerezve atje. Prandaj, mos rreni!”, ka shkruar Kajtazi.
Pas sulmit masiv në një shkollë në Beograd, ku një 14-vjeçar vrau 8 nxënës dhe rojën e shkollës, organizimi i festivalit Mirëdita Dobërdan në Prishtinë, është nisur me një minutë heshtje në nder të viktimave.
Në kuadër të eventit 'Mirdita, dobar dan' ka qenë edhe ndezja e qirinjve, para Teatrit Kombëtar të Kosovës ku kanë marrë pjesë një numër i qytetarëve.
Ndër pjesëmarrësit në këtë event ishte Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministri për Kthim dhe Komunitetie, Nenad Rashiq, si dhe studentë arti të ardhur nga Serbia.