Ndeshja Phoenix – Ballkani për Kupën e Kosovës shtyhet për një javë, shkak Kombëtarja e Kosovës - NACIONALE

Ndeshja Phoenix – Ballkani për Kupën e Kosovës shtyhet për një javë, shkak Kombëtarja e Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Faqja zyrtare e Ballkanit ka njoftuar se ndeshja e paraparë për 1/16 e Kupës së Kosovës kundër Phoenix është shtyrë nga 17 nëntori për 24 dhjetor dhe arsyeja qëndron se Kombëtarja e Kosovës ka grumbulluar katër lojtarë nga suharekasit, për ndeshjet miqësore të nëntorit kundër Armenisë dhe Ishujve Faroe.

Postimi i plotë në Facebook:

𝗧𝗲̈ 𝗱𝗮𝘀𝗵𝘂𝗿 𝘁𝗶𝗳𝗼𝘇𝗲̈,

Ndeshja kundër FC Phoenix në kuadër të 1/16 të Kupës së Kosovës e paraparë të zhvillohet më 17 nëntor është shtyrë për 24 nëntor pasi që kombëtarja e Kosovës i ka grumbulluar 4 lojtarë të skuadrës sonë, për miqësoret që do zhvillohen në këtë muaj.

Pra më 24 nëntor me fillim nga ora 12:00 në stadiumin sintetik në Vitomiricë do jemi mysafir të ekipit Phoenix.

𝗡𝗮 𝗽𝗿𝗶𝗳𝘁𝗲̈ 𝗲 𝗺𝗯𝗮𝗿𝗮 𝗦𝗨𝗛𝗔𝗥𝗘𝗞𝗘̈🟠💪

#FCBallkani

#ForcaBallkani

#KupaeKosovës

Kujtojmë se dje nga kjo fazë e Kupës së Kosovës u tërhoq një nga skuadrat më me traditë në futbollin kosovar, Vëllaznimi i Gjakovës, që pritej të ndeshjes me Prishtinën për një vend në 1/8 e finales.

Lajme të ngjashme