Ndeshja Kosovë-Turqi, Trafiku Urban paralajmëron vonesa e devijime sonte
Trafiku Urban në Prishtinë ka paralajmëruar se sonte mund të ketë vonesa dhe devijime të përkohshme.
Kjo për shkak të ndeshjes që luhet sonte mes Kosovës dhe Turqisë.
“Njoftojmë qytetarët se, për shkak të bllokimit të disa rrugëve, gjatë mbrëmjes së sotme mund të ketë vonesa dhe devijime të përkohshme në qarkullimin e linjave të autobusëve, në përputhje me rregullimin e trafikut nga organet e rendit.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe i urojmë Kombëtares sonë suksese në ndeshjen e sontme kualifikuese!” – thuhet në një njoftim.