Ndërron jetë në moshë të re oftalmologu kosovar
U nda nga jeta në moshë të re oftalmologu Visar Huruglica.
Lajmin e bëri të ditur në Facebook Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.
I ndjeri Huruglica kishte përfunduar specializimin në Oftalmologji në vitin 2015 për tu punësuar më pastaj në Klinikën e Oftalmologjisë.
Njoftimi i plotë në Facebook:
Me dhembje dhe pikëllim të thellë pranuam lajmin për vdekjen e parakohshme të Dr. Visar Huruglica, specialist i Oftalmologjisë në Klinikën e Syve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Ndonëse i ri në moshë, Dr. Huruglica dha kontribut të jashtëzakonshëm në trajtimin e pacientëvve.
Dr. Visar Huruglica u lind në vitin 1982 në Gjilan, ku kreu shkollimin fillor dhe të mesëm. Studimet universitare në Mjekësi të Përgjithshme i kreu në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.
Në vitin 2015 përfundoi specializimin në Oftalmologji, për tu punësuar më pastaj në Klinikën e Oftalmologjisë.
ShSKUK dhe menaxhmenti i Klinikës së Oftalmologjisë i shprehin ngushëllime familjes Huruglica, kolegëve dhe gjithë komunitetit mjekësor për këtë humbje të madhe.