Ndërron jetë Mustafë Dragaj, i mbijetuari i masakrës së Izbicës e dëshmitari i Hagës, kundër Millosheviqit - NACIONALE

Ndërron jetë Mustafë Dragaj, i mbijetuari i masakrës së Izbicës e dëshmitari i Hagës, kundër Millosheviqit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Me anë të një postimi në Facebook, deputetja Blerta Deliu, ka njoftuar për vdekjen e Mustafë Dragajt, i cili ishte i mbijetuar i maskarës së Izbicës, e dëshmitar në procesin, kundër Sllobodan Millosheviqit.

“Paska ndërruar jetë Musafë Dragaj, i mbijetuari i masakrës së Izbicës. Baca Mustafë dëshmoi kundër Sllobodan Millosheviqit për njëren ndër masakrat më të rënda të Kosovës, atë të Izbicës.

Dëshmia e tij bashkë me ankthin e trishtimin që e kishte përjetuar me rastin e krimit mizor në Izbicë, ishte thirrje për drejtësi.

Me shuarjen e Bacës Mustafë uroj të mos shuhet edhe rrëfimi për të dhe historinë e tij.

Shpirti i tij u prehtë në paqe.” Ka shkruar Deliu.

Lajme të ngjashme