Ndërron jetë gazetarja Qefsere Nishevci
Ka ndërruar jetë gazetarja kosovare Qefsere Nishevci, një emër i njohur i gazetarisë në Kosovë, e cila me përkushtim dhe profesionalizëm ka kontribuar në zhvillimin e këtij profesioni ndër vite.
Nishevci i përkiste brezit të gazetarëve që lanë gjurmë në informimin dhe edukimin e brezave të rinj. Ajo ishte e diplomuar në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe dhe karrierën e saj profesionale e kishte nisur në vitin 1982 si gazetare në gazetën “Zëri i Rinisë”.
Me rastin e ndarjes së saj nga jeta, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e saj, duke vlerësuar kontributin e çmuar që ajo la në gazetarinë kosovare.