Ndërron jetë 80-vjeçari i aksidentuar në magjistralen Prishtinë-Pejë
Një person i moshës rreth 80 vjeçare është goditur nga një veturë në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Vragoli. Në bazë të informacioneve të fundit, i moshuari ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit.
Lajmin për vdekjen e këtij personi, e ka konfirmuar për Nacionalen, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Njoftim shtesë rreth aksidentit në fshatin Vragoli: Në ora 14:15, nga Emergjenca e QKUK-së është pranuar informata se personi i aksidentuar, ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për autopsi”, ka deklaruar Krasniqi.