Ndërpritet qarkullimi në rrugën Klinë-Pejë, shkak minimi shkëmbor - NACIONALE

Ndërpritet qarkullimi në rrugën Klinë-Pejë, shkak minimi shkëmbor

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur se sot në rrugën nacionale N9.1, segmenti Kijevë-Dollc LOT-3, do të realizohet minimi i masave shkëmbore nga ana e majtë dhe e djathtë e zgjerimit të rrugës.

Sipas njoftimit, nga Ministria e Infrastrukturës me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik.

“Ndërprerja e trafikut do të bëhet në intervalin. Nga ora 15:00 deri në ora 16:00.” – thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme