Ndërpritet furnizimi me ujë në disa rrugë të kryeqytetit - NACIONALE

Ndërpritet furnizimi me ujë në disa rrugë të kryeqytetit

1 orë më parë

nga NACIONALE

Për shkak të dëmtimit të një gypi të ujit, është ndërprerë furnizimi me ujë në disa rrugë që lidhen me rrugën “Ndue Përlleshi”.

Rrugët e prekura janë: “Shefik Miftari”, “Fatbardha Gega”, “Hysni Xhemajli”, “Ruzhdi Saliu” dhe “Tuzi”.

Për ndërprerjen e furnizimit, qytetarëve u është kërkuar mirëkuptim deri në sanimin e defektit.

Lajme të ngjashme