Ndërpriten fluturimet në aeroportin e Frankfurtit
Fluturimet në aeroportin më të ngarkuar të Gjermanisë, atë të Frankfurtit, u ndërprenë përkohësisht, pasi aktivistët për mbrojtjen e klimës filluan një protestë afër pistave të aeroportit.
Zyrtarë të aeroportit më herët shkruan në rrjetin X: “Pasagjerëve u kërkohet që të mos shkojnë në aeroport tash për tash”, duke i këshilluar udhëtarët që ta kontrollojnë statusin e fluturimeve të tyre. Në një përditësim të mëvonshëm, aeroporti tha se “operacionet e fluturimeve janë duke rinisur gradualisht”, raporton gazeta “The Guardian”.
Një zëdhënës i policisë i tha agjencisë së lajmeve AFP: “Ne po bëjmë gjithçka për t’i larguar aktivistët e klimës nga asfalti.”
Sipas grupit të aktivistëve për mbrojtjen e klimës, “Letzte Generation”, gjashtë anëtarë të tij e kishin prerë rrethojën me tela para se të futeshin përreth pistës.
Në një fotografi të publikuar nga ky grup shihej një protestues i ulur në asfaltin e pistës me një parullë ku shkruhej “karburanti vret”.
UPDATE 07:51 (UTC+2):
— Frankfurt Airport (@Airport_FRA) July 25, 2024
Due to a police operation, air traffic had to be temporarily suspended at FRA. Currently, flight operations are gradually resuming. We ask all passengers to check their flight status on their airline’s website before traveling to the airport. pic.twitter.com/qbaiLqkPwe