Ndërprerja e kontratës kolektive, Krasniqi: Qeveria po iu hakmerret mësimdhënësve - NACIONALE

Ndërprerja e kontratës kolektive, Krasniqi: Qeveria po iu hakmerret mësimdhënësve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Aktivisti i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka kritikuar Qeverinë Kurti për shkëputjen e kontratës kolektive me SBAShK-un.

Përmes një video të postuar në profilin e tij në “Faceboook”, Krasniqi ka thënë se kjo është një hakmarrje e Qeverisë ndaj mësimdhënësve.

Nën hijen e dialogut dhe tensionimit të situatës në veri, këqyrni çka ka vendos sot Qeveria Kurti, me saktësisht Ministria e Arsimit: kanë vendos me e ndërpre kontratën kolektive me mësimdhënësit, pra edhe me sindikatën e arsimit”, ka thënë ai.

Ai ka shpjeguar se çka nënkupton ky veprim i Qeverisë.

Kjo nënkupton që prej sot mësimdhënësve ua ka ndalur pagesën për ushqim që e kanë pasur kur janë në vend të punës, ua ka ndalur pagën për transport, ua ka ndalu shtesat jubilare që ua dhënë mësimdhënësve dhe disa shtesa e drejta tjera”, ka thënë ai.

Me tej, ai ka bërë me dije se Qeveria nuk ua fal mësimdhënësve që kanë hyr në grerë.

Kontrata Kolektive, e nënshkruar në vitin 2021 ndërmjet Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Ministrisë së Arsimit, është shkëputur nga kjo e fundit. Kjo është bërë e ditur në një letër që MAShTI-ja ia ka dërguar SBAShK-ut. Letrën e ka siguruar ekskluzivisht gazeta Nacionale. Në letër, Ministria e Arsimit jep disa arsye pse ka ardhur deri te një vendim i tillë përderisa SBAShK-u ka kritika të ashpra.

Lajme të ngjashme