Ndërhyrja e QUINT-it për dinarin, Isa Mustafa reagon - NACIONALE

Ndërhyrja e QUINT-it për dinarin, Isa Mustafa reagon

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se pezullimi i Rregullores për ndërprerjen e përdorimit të dinarit serb tani është një sfidë shtesë për Qeverinë.

Mustafa thotë se valutat e tjera përdoren në Kosovë, por të konvertuara në euro dhe, sipas tij, kjo është rregullore që ka ekzistuar kohë më parë.

Valutë zyrtare në Kosovë është euro. Valutat tjera përdoren, por të konvertuara në euro. Kjo rregull nuk është se është përcaktuar tani nga Bordi i Bankës Qendrore të Kosovës, por ka ekzistuar edhe më parë”, thotë Mustafa, për GazetaBlic.

Për Mustafën është paradoksale kur thuhet se në një pjesë të vendit mundet edhe euro edhe dinari të jenë mjet pagese.

“Pezullimi i Rregullores për ndërprerjen e përdorimit të dinarit serb tani është një sfidë shtesë për Qeverinë, sepse është paradoksale të thotë se në një pjesë të vendit mundet edhe euro edhe dinari të jenë mjet pagese”, tha Mustafa.

Ndërsa për kërkesën e shteteve të QUINT-it, Mustafa thotë se nuk ka qenë e nevojshme të bëhej.

Sipas tij, çështja e dinarit s’ka vend as në Bruksel në tryezën e bisedimeve.

As QUINT s’do duhej ta shtronte një kërkesë të tillë. Mënyra e zbatimit është çështje që do duhej kordinuar me partnerë. Por mendoj se nuk ka vend që kjo çështje të diskutohet në Bruksel”, tha Mustafa për GazetaBlic.

Lajme të ngjashme