“Ndërhyrja” e qeverisë në procesin zgjedhor, DnV sot mban konferencë për media
Koalicioni i organizatave jo-qeveritare “Demokracia në Veprim” (DnV), i cili merret me monitorimin e procesit zgjedhor në vend, sot do të mbajë konferencë për media, duke filluar nga ora 11:00.
Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu ka bërë me dije se në këtë konferencë do të flitet edhe për ndërhyrjen" e Qeverisë në procesin zgjedhor.
“Në konferencë do të prezantohet analiza dhe vlerësimi i DnV-së, lidhur me parafushatën e subjekteve politike, "ndërhyrjen" e Qeverisë në procesin zgjedhor dhe përgatitjet parazgjedhore të KQZ-së”, ka shkruar Kryeziu në profilin e tij në “Facebook”.
Gazeta Nacionale këtë javë e ka publikuar të plotë Memorandumin e Bashkëpunimit në mes të MPJD-së dhe KQZ-së, ku ministrja e drejtuar nga Donika Gërvalla ka kërkuar kompetencat për organizmin dhe administrimin e procesit zgjedhor jashtë vendit.
Përmbajtja e këtij memorandumi e paraqet hapur tendencën e Qeverisë Kurti për të ndërhyrë në procesin e organizimit dhe administrimit të zgjedhjeve në një segment kryesor të saj, siç është votimi jashtë Kosovës.