Ndalohet qarkullimi i mjeteve bujqësore në Kryeqytet, Rama tregon vendimin
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me dije se ka ndalur qarkullimin e mjeteve bujqësore në Kryeqytet.
Ai ka treguar se Policia e Kosovës dhe Inspektoriati Komunal do të marrin masa ndaj atyre që nuk e respektojnë këtë vendim.
“Informojmë të gjithë drejtuesit e motokultivatorëve/multikultivatorëve dhe makinerive tjera të destinuara për punë bujqësore se qarkullimi i tyre në kryeqytet është i ndaluar! Policia e Kosovës dhe Inspektoriati Komunal do të ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme dhe do të ndërmarrin masa të menjëhershme ndaj çdo shkelësi”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.