Ndalohet një person në Mitrovicë, i sekuestrohen armë e kokainë - NACIONALE

Ndalohet një person në Mitrovicë, i sekuestrohen armë e kokainë

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka ndaluar një person në parkingun e Stacionit të Autobusëve në Mitrovicë, të cilit i janë gjetur tri qese me kokainë, me peshë 0.99 gram.

Pas kontrollit në banesën e të njëjtit, është gjetur një armë e gjatë me 17 fishekë, si dhe një pistoletë.

“Gjatë kontrollit të banesës është gjetur një armë e gjatë automatike me një karikator që përmbante 17 fishekë të kalibrit 9x19 mm, si dhe një pistoletë me një karikator të zbrazët.

Armët dhe substanca e dyshuar narkotike janë fotografuar, evidentuar dhe sekuestruar nga njësia e Krimteknikës Rajonale.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare.

Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt” – thuhet në njoftim.

“Në koordinim me Prokurorinë, rasti është iniciuar për veprën penale e “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.“Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Po ashtu, ndaj të dyshuarit është iniciuar edhe vepra penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas kodit penal të Republikës së Kosovës” – thuhet tutje.

Lajme të ngjashme