Ndalja e pagave për grevistët, Tahiri: "Qeveria e ka shkelur dinjitetin e mësimdhënësve" - NACIONALE

Ndalja e pagave për grevistët, Tahiri: "Qeveria e ka shkelur dinjitetin e mësimdhënësve"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka cilësuar si skandaloz veprimin e qeverisë për t`i ndalur pagat e shtatorit për mësimdhënësit.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Qeveria po e shkel dinjitetin e mësimdhënësve.

Sipas tij, ndalja e pagave në prag të dimrit është e pafalshme!

E padurueshme! Skandaloze! Me ndalimin e pagave të shtatorit, Qeveria ka shkelur dinjitetin e mësimdhënësve. Poashtu, ndalimi i pagave është cenim i drejtëpërdrejtë i mirëqenies dhe ekonomive të familjeve të mijëra mësimdhënësve. Të premten e kemi ftuar për interpelancë ministrin Murati, por vazhdimi i kësaj gjendje edhe për një orë, është vazhdim i turpit nga kjo Qeveri! Në prag të dimrit t'i ndalen pagat mësimdhënësve vetëm se kanë kërkuar një të drejtë minimale, është e pafalshme!”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të ngjashme