“Ndalini këto drama”, Maliqi: Kosova bëri drama të panevojshme për 10 vite
Politologu Agon Maliqi ka vlerësuar se institucionet e Kosovës kanë humbur kot 10 vite duke kundërshtuar Asociacioni, Demarkacionin me Malin e Zi dh vendimin e Kushtetueses për pronat e Manastirit të Deçanit.
Ai ka vlerësuar se duke kundërshtuar këto çështje Kosova ka bërë drama të panevojshme.
Në profilin e tij në “Facebook”, Maliqi ka shkruar se gjatë kësaj kohe vetëm është dëmtuar pozicioni ndërkombëtar i Kosovës dhe është përmirësuar ai i Serbisë.
“Rezultati përfundimtar i Asociacionit, demarkacionit, manastireve, njohjeve edhe krejt punëve të tjera kish me qenë i njëjtë si para 10 viteve si sot. I vetmi send që ka ndodhur këto vite është se kemi humbur kohë me dramë dhe popullizëm patriotik për inatet tona të brendshme, gjë që e ka mbushur këtë vend me helm, na ka rrënu pozitën ndërkombëtare dhe ja ka thy deri në skej Serbisë”, ka shkruar ai, duke kërkuar që të ndalet kjo logjikë e të bërit politikë.
“Ndaleni amani ju qoftën dramën edhe popullizmin, kryjeni atë punë që duhet me u kry edhe përbijeni pshtymën që e keni pshty. Klm flm dhe kiss kiss Metropolitankave”, ka shkruar Maliqi.