Ndalimi i ish-ushtarit të UÇK-së në Maqedoni, Mirena: Rezultatet e VLEN-it të Albin Kurtit - NACIONALE

Ndalimi i ish-ushtarit të UÇK-së në Maqedoni, Mirena: Rezultatet e VLEN-it të Albin Kurtit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Analisti Ilir Mirena ka reaguar pasi policia maqedonase ka ndalur dje me flet-arrest të Serbisë një ish-ushtar të UÇK-së.

Këtë veprim të shtetit të maqedonas ai e ka ndërlidhur me ndryshimet politike që se fundin kanë ndodhur në këtë shtet fqinj të Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo është rezultat i VLEN-it, i cili është përkrahur nga kryeministri Albin Kurti.

“Rezultatet e Taravarave, Mixhitave e VLEN’it te Albin Kurtit…”, ka shkruar Mirena.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë të ditur dje se është informuar për arrestimin e një shtetasi kosovar nga Policia e Maqedonisë së Veriut bazuar në një fletarrest të lëshuar nga Serbia.

Sipas njoftimit të MPJD-së, bëhet fjalë për Blerim Ramadanin, ish-anëtar i Zonës Operative të Nerodimes të UÇK-së.

Lajme të ngjashme