Ndalimi i dinarit, ministri gjerman: Duhet të zgjidhet në dialogun e Brukselit, ndryshimi kërkon kohë - NACIONALE

Ndalimi i dinarit, ministri gjerman: Duhet të zgjidhet në dialogun e Brukselit, ndryshimi kërkon kohë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, ka qëndruar në Serbi, një ditë pasi vizitoi edhe Kosovën. Sipas Pistorius, vizita e tij erdhi për shkak të tensioneve të fundit në Ballkanin Perëndimor.

Tutje, ai ka folur edhe për temën e ndalimit të dinarit, duke thënë se serbët, veçanërisht në veri të Kosovës, vazhdojnë të varen nga perdorimi i dinarit serb.

“Nga njëra anë, rregullorja paraqet zbatimin e Kushtetutës së Kosovës, dhe nga ana tjetër, Kushtetuta e Serbisë parasheh dinarin si mjetin e vetëm të pagesës. Për mua është e qartë se pjesa serbe e popullsisë, veçanërisht në veri të Kosovës, ende varet nga përdorimi i dinarit serb. Ndryshimi kërkon kohë. Dhe kjo kohë duhet t’i jepet vetes, për të arritur një zgjidhje përmes dialogut. Mendoj se edhe ky konflikt duhet të zgjidhet në tryezën e bisedimeve në kuadër të dialogut të paqes të udhëhequr nga BE-ja. Deri atëherë duhet shmangur përshkallëzimi për shkak të veprimeve të nxituara”, tha ministri gjerman në intervistën për gazetën serbe “Blic”.

Lajme të ngjashme