Ndalimi i dinarit, BQK-ja publikon një numër telefoni për serbët: Pa pagesë - NACIONALE

Ndalimi i dinarit, BQK-ja publikon një numër telefoni për serbët: Pa pagesë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Banka Qendrore e Kosovës ka lëshuar një njoftim në lidhje me ndalimin e dinarit. Më saktë, përmes një postimi në Facebook, BQK-ja ka treguar se ka lëshuar në përdorim një linjë pa pagesë për qytetarët serbë.

Sipas BQK-së, kjo linjë është lëshuar me qëllim të informimit sa më të thjeshtë të qytetarëve nga komuniteti serb.

“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka lëshuar në përdorim linjën PA PAGESË me qëllim të informimit sa më të thjeshtë të qytetarëve nga komuniteti serb lidhur me Rregulloren për Operacione me Para të Gatshme. Qytetarët duke thirrur në numrin 0800 222-55 do të marrin përgjigje mbi këtë Rregullore dhe informata të përgjithshme në përgjithësi. Po ashtu, mund të dërgojnë pyetje në e-mailin e dedikuar për to: zalba@bqk-kos.org”, thuhet në njoftimin e BQK-së, që është shkruar në shqip, anglisht dhe serbisht.

Lajme të ngjashme