Ndalim për 48 orë për mbi 30 kryesues të QKN-ve në veri të dyshuar për falsifikim të votave - NACIONALE

Ndalim për 48 orë për mbi 30 kryesues të QKN-ve në veri të dyshuar për falsifikim të votave

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Më shumë se tridhjetë kryesues të qendrave komunale të numërimit të votave në rajonin e Mitrovicës janë ndaluar nga autoritetet.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni, ka konfirmuar për Gazetën Express se 34 kryesues të QKN-ve janë ndaluar për një periudhë 48-orëshe, nën dyshimin se kanë qenë të përfshirë në falsifikimin e rezultateve zgjedhore.

Sipas Prokurorisë, ishte urdhëruar intervistimi i gjithsej 43 kryesuesve të qendrave komunale të numërimit në Mitrovicë të Jugut, Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Në një komunikatë të përbashkët për media, Prokuroria Themelore në Mitrovicë dhe Policia e Kosovës kanë deklaruar se mbeten të përkushtuara në mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve, duke trajtuar çdo rast të dyshuar, me qëllim ruajtjen e integritetit të procesit zgjedhor dhe forcimin e sundimit të ligjit.

Lajme të ngjashme