Ndalet rryma në Gjykatë, dështon gjykimi ndaj Enver Sekiraqës
Edhe pse të gjitha palët ishin prezentë, ka dështuar të mbahet seanca në rastin ku Enver Sekiraqa po akuzohet për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës.
Shkak për ketë ka qenë mungesa e energjisë elektrike.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i trupit gjykues, Agim Kuçi, i cili tha se kompjuterët nuk janë duke punuar pasi që nuk ka rrymë.
“Na paralajmëruan se prej orës 11:00 deri 15:00 nuk ka me pas rrymë, kompjuterët nuk po na punojnë, kështu që unë do ta bëj një shënim zyrtar në momentin që vjen rryma, do të konstatoj pranin e palëve në procedurë”, tha gjykatësi Kuçi, njofton ‘Burimi për Drejtësi’.
Seanca e radhës është caktuar për 27 tetor 2022.