Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Skender Ademi
Është ndarë nga jeta veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Skender Ademi. Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar kreu i degës së OVL-UÇK-së në Drenas, Enver Hajdari.
Në njoftimin, organizata ka vlerësuar lart figurën e Ademit, duke theksuar rolit e tij në luftën çlirimtare.
“Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, e enjte, më 19.02.2026, në ora 14:00, në varrezat e lagjes Ademi, në Dritan (Dobroshec), Komuna e Drenasit”, thuhet në njoftim.