Nazarko: Traktati për mbrojtje ngelet ide e kahmotshme e presidentes Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit të sotëm me homologun e tij të Shqipërisë, Bajram Begaj, ka propozuar që të mes Kosovës dhe Shqipërisë të ketë një traktat për mbrojtje të ndërsjellë në rast se cenohet siguria e dy shteteve.
Rreth kësaj deklarate ka folur analisti Mentor Nazarko, i cili ka thënë se traktati për mbrojtjen e Kosovës mbete një ide e kamotshme e presidentes Vjosa Osmani.
“Osmani e cila natyrisht është protagoniste e kësaj vizite, në rolin e nikoqires, e konsideron këtë një ide të kamotshme”, ka thënë Nazarko në Klan Kosova.
Ai tha thotë se kjo ide e Osmanit, nëse është e kamotshme, do të duhej të përfshihej në politikën e jashtme të Kosovës. Sipas tij, edhe kryeministri, kryeparlamentari e partitë politike do të duhej të ia kërkonin Shqipërisë një gjë të tillë, por që, siç thotë ai, nuk e kanë bërë.
“Në qoftë se kjo është një ide e kamotshme, atëherë do të thotë se kjo ide do të duhej të ishte e përfshirë në atë që është politika e jashtme e Kosovës, pra të gjithë institucionet e Kosovës, kryeministri, kryetari i parlamentit, apo partitë politike ia përsërisin, ia kërkojnë Shqipërisë një gjë të tillë, jo në një rast si ky, po pse jo edhe më përpara nëse ishte një ide e kamotshme. S’kam vënë re nga mesazhet që kanë dalë me zotin Kurti apo me Konjufcën që kjo ide të jetë përsëritur”, ka thënë Nazarko.
Sipas tij, kjo ide nuk ka arritur të futet në komunikimin ndërshtetëror.
“Ngelet një ide e zonjës Osmani, hëpërhë, që nuk është shndërruar në politikë zyrtare apo politikë shtetërore të Kosovës, ndonëse është e kamotshme, është formuluar për herë të parë me kaq dukshmëri”, ka vazhduar ai.a