Natyra Kuçi- Qeverisë: Dita erdhi e ju shkoi - NACIONALE

Natyra Kuçi- Qeverisë: Dita erdhi e ju shkoi

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Natyra Kuçi nga Partia Social Demokrate ka kritikuar qeverinë për gjuhën që e fol.

Ajo ka shkruar se gjuha e tyre është e shtypjen, e kësaj gjuhe populli di t’i përgjigjet me gjuhën e rezistencës.

“Gjuhën që e fol kjo qeveri është gjuha e shtypjes, e kësaj gjuhe populli di t'i përgjigjet me gjuhën e rezistencës!

Në terr e pa paga: Populli nuk i nënshtrohet askujt!

Rezistencë, sepse kërkesat e sindikatave nuk burojnë nga dëshira, por nga nevoja.

Rezistencë, sepse dritat nuk janë qejf, por janë nevojë.

Rezistencë, sepse populli po vuan e ju i përgjigjeni me kërcënime.

Dita erdhi e ju shkoi.

Grevat filluan e shndërrohen në protesta”, ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme