Nasufi nga Negroci i Drenasit ndërron fenë, pagëzohet me emrin Martin - NACIONALE

Nasufi nga Negroci i Drenasit ndërron fenë, pagëzohet me emrin Martin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mediat kosovare raportojnë se një burrë me emrin Nasuf Krasniqi nga fshati Negroc i komunës së Drenasit është konvertuar në fënë katolike, të dielnë në Kishën ‘Shën Abrahami’ në Llapushnik.

Sipas një postimi në rrejtin social “X” (ish-Twitter), burri është konvertuar nga feja islame në atë katolike.

Ky konvertim është bërë në festën e “Shën Abrahamit” që u kremtua të dielën.

Nasufi tashmë ka vendosur të quhet Martin.

Sot, për festën e Shën Abrahamit në Llapushnik, një Drenicak nga Negroci i Drenasit ka vendosur t’u kthehet rrënjëve të tij katolike dhe është pagëzuar duke zgjedhur emrin Martin”, ka thënë një përdorues në rrjetin social ‘X’.

Më tej, në këtë postim thuhet se 11 drenicakë të tjerë u pagëzuan pak ditë më parë dhe “qindra të tjerë do të pagëzohen këtë muaj”.

Lajme të ngjashme