Nasuf Bejta zëvendëson Vasfije Krasniqi - Goodman
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjë, Vasfije Krasniqi – Goodman ka njoftuar sot se për arsye shëndetësore ka dhënë dorëheqje nga pozita e deputetes.
Krasniqi përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se për vendimin është njotuar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Vendin e Krasniqi – Goodman, sipas rënditjes nga KQZ pritet ta zë anëtari i Listës Guxo, Nasuf Bejta.
Bejta ishte edhe si kundërkandidat i Vjosa Osmanit në garën për president të Kosovës, teksa në listën e VV-së kishte garuar me numër 64.