NASA dështon sërish të dërgojë astronautët në orbitën e hënës - NACIONALE

NASA dështon sërish të dërgojë astronautët në orbitën e hënës

1 vit më parë

nga NACIONALE

NASA anuloi për herë të dytë nisjen e raketës së re gjigante në Hënë për shkak të një tjetër rrjedhjeje të rrezikshme të karburantit.

Kjo erdhi pesë ditë pasi disa probleme teknike e detyruan atë të shtyjë ngritjen e saj të parë të shumëpritur.

Kjo është përpjeka e dyte për të dërguar një ekip astronautësh ën orbitën e hënës.

Udhëtimi i shumëpritur do të nisë programin Artemis të NASA-s nga Hëna në Mars, pasardhësi i projektit hënor Apollo të viteve 1960 dhe 1970, përpara se përpjekjet e SHBA-së për fluturimet hapësinore njerëzore të zhvendoseshin në orbitën e ulët të Tokës me anije kozmike dhe Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Lajme të ngjashme