Nancy Pelosi shtrohet në spitalin e Luksemburgut - NACIONALE

Nancy Pelosi shtrohet në spitalin e Luksemburgut

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi është shtruar në spitalin e Luksemburgut pasi ka pësuar një lëndim gjatë një angazhimi zyrtar, sipas një deklarate nga zyra e saj.

“CNN” raporton se Pelosi, 84 vjeç, po vazhdon të punojë dhe aktualisht po merr trajtim “të shkëlqyer” nga mjekët dhe profesionistët mjekësorë.

“Ndërsa udhëtonte me një delegacion dypartiak të Kongresit në Luksemburg për të shënuar 80-vjetorin e Betejës së Bulge, Kryetarja Emerita Nancy Pelosi pësoi një lëndim gjatë një angazhimi zyrtar dhe u shtrua në spital për trajtim.” - thuhet në deklaratë.

“Pelosi aktualisht po merr trajtim të shkëlqyer nga mjekët dhe profesionistët mjekësorë. Ajo vazhdon të punojë dhe i vjen keq që nuk është në gjendje të marrë pjesë në pjesën e mbetur të angazhimeve të CODEL për të nderuar guximin e pjesëtarëve tanë të shërbimit gjatë një prej akteve më të mëdha të heroizmit amerikan në historinë e kombit tonë.” – thuhet tutje.

Lajme të ngjashme