Nagvaci për grevat: Po fshihen pas barrikadës së 100% të kërkesës - NACIONALE

Nagvaci për grevat: Po fshihen pas barrikadës së 100% të kërkesës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, përmes një postimi në Facebook, ka hedhur akuza ndaj grevës që po ndodhin në vendin tonë tash e disa ditë duke thënë se ndonëse grevat paraqesin mjetin demokratik në vendet tjera, nëse ajo ka qëllim të mirë dhe përdoren për t’i sjellë në agjendë të vendim-marrësve kërkesat e punëtorëve, ato nuk vazhdojnë edhe nëse nuk plotësohen 100% të kërkesave menjëherë.

“Greva është instrument demokratik dhe legjitim për vënien në pah të problemeve të punëtorëve, në secilin vend demokratik. Përtej specifikave historike e ligjore të secilit vend, praktikat gjithandej Evropës dhe botës e tregojnë një gjë: kur grevat janë të sinqerta dhe përdoren për t’i sjellë në agjendë të vendim-marrësve kërkesat e punëtorëve, ato nuk vazhdojnë edhe nëse nuk plotësohen 100% të kërkesave menjëherë. Kur nuk e kanë për qëllim përmirësimin e kushteve të punëtorëve, por shantazhimin e palës tjetër, fshihen pas barrikadës së 100% të kërkesës, dhe atë menjëherë” – shkroi Nagavci mes tjerash.

Ajo ka akuzuar sindikatat se po fshihen pas barrikadës së 100% të kërkesës, dhe atë menjëherë.

Më tej, ministrja Nagavci ka marrë shembuj të graveva të vendeve tjera duke shkruar se shumicën e rasteve tjera, grevat zgjasin disa orë ose një ditë. Sepse, qëllimi është vendosja e kërkesave të tyre në agjendë dhe trajtimi i tyre sistematik nga vendim-marrësit, e jo të gjitha dhe menjëherë. Dhe, sidomos jo dëmtimi i nxënësve.

Postimi:

Lajme të ngjashme