Nagavci thotë se mbi 11 mijë persona aplikuan për subvencionimin e librave shkollorë
Rreth 11 mijë e 800 persona, prindër e kujdestarë ligjorë, kanë aplikuar deri në orën 19:00 për subvencionimin e teksteve shkollore, sipas ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.
Përmes një shkrimi në Facebook, ajo ka thënë se mundësia për të aplikuar do të jetë e hapur deri në fund të muajit shtator.
“Nga Drejtoritë komunale të arsimit kemi kërkuar që listat për tekstet mësimore të zgjedhura nga aktivat profesionale, t’i bëjnë publike në shkolla dhe në uebfaqet e tyre, ashtu që prindërit të kenë të dhënat e nevojshme për tekstet që do të blejnë për fëmijët e tyre. Jemi të njoftuar poashtu se mësimdhënësit tashmë kanë filluar t'i ndajnë këto lista me prindërit.” – ka shkruar ajo.
Tutje, sipas Nagavcit, kanë marrë zotimin nga shtëpitë botuese se çmimet e teksteve mësimore nuk do të rriten dhe se ka sasi të mjaftueshme për numrin e nxënësve.