Nagavci për Projektiligjin e Pagave: Të gjitha kategoritë e punëtorëve të arsimit janë trajtuar me kujdes - NACIONALE

Nagavci për Projektiligjin e Pagave: Të gjitha kategoritë e punëtorëve të arsimit janë trajtuar me kujdes

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se punëtorët e arsimit janë trajtuar me kujdes të veçantë në Projektligjin për Paga.

Nagavci ka thënë se janë marrë për bazë rekomandimet e MASHTI-it dhe se ky projektligj dallon nga ligji i kaluar.

“Ky projektligj dallon shumë nga i ligji i mëhershëm, ndërsa efekti i drejtpërdrejtë i tij do të jetë përmirësimi i pozitës së punëtorëve të arsimit, motivimi i tyre për performancë sa më të mirë dhe drejtësi e barazi.”, ka shkruar ajo në Facebook.

Nacionale pak më parë ka raportuar për projektligjin në të cilin janë të gjitha pagat për punëtorët e sektorit publik.

Shkrimi i plotë i znj. Nagavci:

Qeveria e Republikës së Kosovës që nga fillimi e ka prioritet arsimin.

Për këtë arsye, të gjitha kategoritë e punëtorëve të arsimit janë trajtuar me kujdes të veçantë në Projektligjin e pagave, i cili tanimë është diskutim paraprak.

Me rastin e hartimit të Projektligjit janë marrë për bazë rekomandimet e MASHTI, si dhe janë trajtuar edhe ato kategori të punëtorëve të arsimit të cilat ishin lënë anash në ligjin e shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese.

Ky projektligj dallon shumë nga i ligji i mëhershëm, ndërsa efekti i drejtpërdrejtë i tij do të jetë përmirësimi i pozitës së punëtorëve të arsimit, motivimi i tyre për performancë sa më të mirë dhe drejtësi e barazi.

Ndër të tjera, Projektligji i pagave sjell:

📌

Koeficientë të dinjitetshëm për punonjësit e arsimit të të gjitha niveleve.

📌

Trajtim të barabartë të mësuesve klasorë dhe mësimdhënësve lëndorë në arsimin e mesëm të ulët.

📌

Shtesa në paga në bazë të kualifikimit dhe përgjegjsëve menaxheriale.

📌

Përcaktim të vlerës së koeficientit në bazë vjetore.

📌

Transparencë të plotë të pagave në sektorin publik.

Angazhimi i të gjithë neve duhet të jetë te fillimi i suksesshëm i vitit të ri shkollor me 1 shtator.

Lajme të ngjashme