Nagavci për paralajmërimet e SBASHK’ut për grevë:  I pyeta pse po i kërkoni 100 euro e jo 500 - NACIONALE

Nagavci për paralajmërimet e SBASHK’ut për grevë:  I pyeta pse po i kërkoni 100 euro e jo 500

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci ka komentuar paralajmërimet e SBASHK-ut për grevë.

Nagavci është shprehur se paralajmërimet e tilla më së shumti dëmtojnë nxënësit kosovarë dhe si e tillë është e papranueshme.

“Kërkesat për kushte më të mira të punës, këto që i përmenda janë veëm disa nga veprimet që të lehtësohet puna e mësimdhënësve por mosmbajtja e mësimit i dëmton nxënësit dhe i dëmoton të drejtat për arsim. Humbja e mësimit është humbje e ë drejtës themelore për arsim dhe për ne është e papranushme se vazhdimisht po përpiqemi të ofrojmë mbështetje për mësimdhënësit dhe ngritjen e nivelit në arsim”, tha Nagavci.

Nagavci po ashtu tha se i ka pyetur përfaqësuesit e SBASHK-ut gjatë takimeve me ta se përse po i kërkojnë pikërisht 100 euro e jo 300 osë më pak ose më shumë.

Pyetja ime për SBASHK-un ka qenë pse pikërisht 100 euro, pse jo 300 ose 500 ose 80. Pse vetëm për punëtorët e arsimit e jo për punëtorët e tjerë. Ose pse për të gjithë punëtorët e arsimit njëjtë", tha Nagavci.

Lajme të ngjashme