Nagavci: Për herë të parë do ndahen bursa vjetore për studentët që regjistrohen në programet “Gjuhë shqipe” dhe “Letërsi shqipe”
Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci,ka njoftuar se do të ndajnë burse në vlerë prej 1 mijë euro për studentët në programin Letërsi shqipe të Fakultetit të Filologjisë.
Ministrja bëri të ditur në Facebook se kjo ka për qëllim promovimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të shkencave të albanistikës, me vëmendje të veçantë programet e gjuhës shqipe dhe të letërsisë shqipe brenda Fakultetit të Filologjisë.